Sejdini: FFM, lider sportiv në vendin tonë

Në Kuvendin e Rregullt të Përgjithshëm të Federatë së Futbollit të Maqedonisë në fjalimin e tij para delegatëve të pranishëm, presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini mes tjerash potencoi sfidat e ardhshme me të cilat përballet futbolli ynë dhe hapat që do të ndërmerren në periudhën që pason.

Marketing

“Jemi të vetëdijshëm se kriza momentale shëndetësore dhe përhapja e pandemisë COVID-19 shkaktoi situatë që asnjëherë më parë nuk e kishim shikuar në historinë e futbollit dhe sportit në përgjithësi. Jemi të brengosur për shëndetin e futbollistëve, tifozëve, punëtorëve sportiv dhe gjithë ato që janë të lidhur me sportin tonë. Kjo është situatë e cila nuk mund të parashikohet nga askush, mirëpo me të duhet bashkërisht të përballemi. Qasja jonë është maksimalisht e përgjegjshme, por aspak e thjeshtë. Prandaj me gjithë zemër ju falënderoj që bashkarisht kalojmë këtë periudhë të vështirë, të vetëdijshëm se kjo krizë mund të kalohet vetëm me lëvizje jashtëzakonisht të koordinuara, duke ndihmuar njëri tjetrin dhe të mundohemi të ruajmë vlerën kryesore të futbollit, që është garimi. Pa unitet dhe pa solidaritet askush nuk mund të del nga kjo situatë, duke ditur se gjithë ne jemi të varur mes veti nga njëri tjetri. Anulimi apo shtyerja e ndeshjeve gjithmonë është masë e padëshiruar, por në situatën tonë nuk kishim mundësi tjetër. Ne jemi të bashkuar, gjithë lidhjet nacionale në Maqedoni kanë vepruar në mënyrë të njëjtë, ndërsa kjo ka ndodhur edhe në shumë vende tjera evropiane. Me atë dallim që ndërprerja e kampionatit për FFM-në ishte zgjidhja e fundit e mundshme, pasi paraprakisht asnjë prej alternativave nuk lejoi të mbyllet kalendari për sezonin garues në ligën e futbollit të Maqedonisë”, theksoi Sejdini, i cili më pas ka treguar se sezoni i ri në Ligën e Parë futbollistike të Maqedonisë së Veriut, do të përbehet nga 12 klube.

“Nga sezoni i ardhshëm, Liga e Parë do të numërojë 12 klube. Vlerësojmë se me kthimin e dy qendrave të mëdha të futbollit, Manastirit me Pelisterin dhe Strumicës me Bellasicën, në çdo xhiro do të kemi ndeshje derbi, ndërsa shpresoj se edhe futbollistët e rinj do të zhvillohen mirë. Federata e Futbollit të Maqedonisë gjithmonë do të jetë servis për klubet dhe mbështetje e plotë kur është në pyetje loja e futbollit dhe punët e lidhura me këtë. Mirëpo, patjetër të respektojmë para se gjithash rregullat për liçencim dhe kriteriumet e stadiumeve. Sinqerisht, shpresoj se futbolli i Maqedonisë në nivel të klubeve me mbështetjen e FFM-së do të afrohet me standardet evropiane”, shtoi Sejdini.

“Urojmë shumë fat dhe sukses ekipeve që do të na përfaqësojnë në Kupat e Europës në këtë verë. FFM është lider sportiv në vendin tonë. Organizatë e respektuar dhe transparente e cila kujdeset për futbollin dhe ndihmon në gjithë Lidhjet Komunale të futbollit. Investimi në atë familje është faktor kyç për ne. Do të përsëritem nëse them se FFM si institucion nuk mund vetë të bartë barrën për rinovim të plotë të infrastrukturës së futbollit. Ne varemi edhe nga komunat dhe shteti, mirëpo, tani është koha kur FFM kërkon të investojë në stadiume dhe kjo pa përjashtim gjeneron mjete më të mëdha për futbollin.

Sejdini: Tribuna në Çair do të jetë gati për më pak se dy muaj

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini, në Kuvendin e Rregullt Vjetor sot foli edhe për projektet në bashkëpunim me UEFA-në. Sejdini tha se tribuna në Çair do të jetë gati për më pak se dy muaj dhe përmendi se do të vendosin prozhektorë të rinj dhe të terrene të reja sintetike në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

 

Marketing