Enis Bardhi futet në historikun e Levantes

Pas 3 vitesh te skuadra spanjolle, Levante pësoi disfatë kur mesfushori shqiptarë shënoi gol. Në sfidën e humbur ndaj Atletik Bilbao, Bardhi shënoi vetëm golin e ngushëllimit. Për mesfushorin shqiptarë ishte goli i pestë në La Liga në këtë sezon, ose i 17-ti në përgjithësi, me të cilin regjistroi emrin e tij në historikun e klubit nga Valencia. Bardhi u barazua me Mustafa Riga, i cili si futbollist i huaj ka shënuar po aq gola për klubin spanjoll në La Liga.

Marketing

“Është vështirë që të shënosh gol, ndërsa ekipi yt nuk shënon fitore. Ne luajmë që të fitojmë, ndërsa kualiteti individual edhe sado që të jetë I rëndësishëm, nuk është mbi suksesin e ekipit. Unë në çdo mënyrë mundohem që të ndihmojë ekipin, pasi që jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, ku besoj se të shkruajë edhe historikun e klubit. U munduam që të shënojmë fitore, ndërsa ata na dhanë 2 gola nga po aq gjasa dhe pastaj ishte vështirë. Mirëpo ne do të vazhdojmë që të gjejmë motivimin për sfidat e ardhshme”, ka deklaruar Enis Bardhi.

Tani Bilbao është në vendin e 7 në La Liga dhe në garë për eliminatoret për Ligën Evropa, ndërsa Levante është i “sigurtë” dhe në pozitën e 12.