Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në intervistën e fundit në TVAlsat deklaroi se vendimi i Taravarit për t’u larguar nga koalicioni ka qenë një gabim jetësor i tij. Ai shtoi se nga VLEN nuk është larguar ASH-ja, por Arben Taravari, kjo dëshmohet çdo ditë e më shumë me largimet e përditshme që bëhen nga Aleanca për Shqiptarët e Taravarit. Sipas tij, ky është një tregues se vendimi i tillë ishte i gabuar.
“Ne kemi marrë besimin e qytetarëve dhe duhet të jemi serioz në angazhimin tonë. Nuk mund të kritikojmë kur të gjithë eksponentët i kemi në qeveri. Ata që po japin dorëheqje po përfundojnë te BDI-ja. E gjithë kjo është bërë për kalkulime të disa komunave”, u shpreh Sejdiu.