Anëtari i kryesisë qendrore të Besës, njëherit edhe kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu në rrjetin social Facebook ka deklaruar se BDI-ja me ndihmën e LSDM-së në zgjedhjet lokale të 2017, ka fituar Strugën, Tetovë, Çairin edhe atë me dallim për vetëm 2000 vota.
Sejdiu shkruan se tani BDI-ja është e shqetësuar për dy arsye të mëdha, e para sipas tij se ajo do të jetë përfundimisht në opozitë, ndërsa e dyta është se më ajo nuk do ta ketë ndihmën e LSDM-së në zgjedhjet lokale.