Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në intervistën e fundit në TVAlsat duke komentuar një status të tij në facebook, i cili thoshte se kur përballesh në betejë kundër krimit dhe korrupsionit përfundon: ose te populli ose tek oligarkët. Sejdiu u shpreh se VLEN, është afër popullit me popullin. Pra, siç tha Sejdiu, VLEN-i është aty ku edhe nisi rrugëtimi, aty ku lindi në zemrat e qytetarëve, pasi VLEN-i nuk lindi në zyrat e qeverisë.
“Ne erdhëm nga populli dhe aty jemi. Ata që u kthyen mbrapa, te të vjetrit, le të japin se në cilën kategori janë por besoj se tek e dyta. Ata që kanë zhgënjyer besimin e popullit nuk janë te populli, për këtë jam i sigurt. Ne jemi aty ku na ka besuar populli dhe me dinjitet përfaqësojmë zërin e shqiptarëve në Qeveri”, tha Sejdiu.