Sekretari i FR-BDI në Gostivar i përgjigjet Sekretarit Gjeneral të ASH

Sekretari i Forumit Rinor të BDI në Gostivar, Azbi Shaqiri, i është përgjigjur Sekretarit Gjeneral të ASH, Arben Taravari për ligjin që favorizon administratorët shqiptarë me njohjen e koualifikimeve plotësuese.

Marketing

Në vijim sjellim përgjigjen e Shaqirit:

Në vazhdën e shkrimeve që Sekretari i Përgjithshëm i ASH-së, z. Arben Taravari po i publikon në profilin personal në Facebook, të cilët janë përplot pasaktësi, me tendencë, cinizëm dhe propagandë të ulët politike, nga të cilët shkrime efekti maksimal mund të jetë kënaqja e suetës të autorit nga pëlqimet që do të marrë nga ndjeksit e tij, ndërsa nga ana tjetër, dëmton rëndë integritetin e çdo qytetari, aktivisti, apo profesionisti, i cili me gjithë të drejtën e botës, ndodh që ka gjykuar që kontributin e vet profesional, ta jep edhe duke qenë anëtarë i Bashkimit Demokratik për Integrim!

Sekretari i Përgjithshëm i ASH, në njërin nga postimet e fundit me titull “BDI keqpërdor administratorët si “mburojë e gjallë për interesa politike!”, si zakonisht nënçmon të gjithë palët e respektuara të shoqërisë tonë, të cilët fatkeqësish janë të prekura nga pasojat e ngecjes së shumë proceseve në vendin tonë, si pasojë edhe e politikave destruktive të vetë Partisë ku ai është Sekretar, e që në fakt, mungesën e alternativës konkrete politike, e ka ashiqare, gjë të cilên mundohet ta mbuloj me sulme të ulta ndaj kundërshtrave dhe me flirtime prej adoleshenti ndaj atyre që e rrethojnë!

Pika ku ai me tendenc përqëndorohet rreth, parafrazoj, “ligjit për avancim të administratorëve”, pamohueshëm është njê e arritur, ndoshta e vonuar, por që është e mirëpritur nga të gjithë këto të rinjë dhe të reja, të cilët kjo çështje i ka tanguar, pa asnjë dallim të asnjë forme, qoftë ajo politike, etnike, etj.

Pra, me të vërtet ndjej keqardhje, për nivelin e ulët të komunikimit, i cili vazhdimisht është me elemente propaganduese të Sekretarit të përgjithshëm të “Aleancës për Shqiptarët” dhe të shqetësuar nga këto dukuri me nivel devalvues për qytetarët tonë, reagoj me kompetencë, në cilësinë e Sekretarit të Forumit Rinor të BDI në Gostivar, duke kërkuar që për hir të interesit të përgjithshëm qytetarë dhe shoqëror dhe nevojës për ngritjen e cilësisë së politikbërjes në mesin tonë, komunikimi dhe oferta politike të jetë e denjë, me nivelet e duhura, konform aktualitetit dhe kërkesave reale për progresin e shoqërisë tonë.

Marketing