Sekretari i Përgjithshëm i OKB: Pandemia është e kontrollueshme

Aktualisht janë konfirmuar mbi 200 mijë persona të prekur me koronavirus në të gjithë botën, nga të cilët mbi 8 mijë kanë humbur jetën dhe frika është rritur ndjeshëm te të gjithë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara kërkon të rikthejë qetësinë.

Marketing

Me anë të një video-mesazhi të shkurtër, Antonio Guterres është shprehur se pandemia është e kontrollueshme, pavarësisht përmasave aktuale të saj, por për ta bërë këtë është e nevojshme përpjekja e të gjithëve.

“Ky është momenti i maturisë, jo i panikut; i shkencës, jo i stigmatizimit; i fakteve, jo i frikës: megjithëse situata është klasifikuar si një pandemi, kjo është e kontrollueshme, por do të kërkojë një përpjekje personale, kombëtare dhe ndërkombëtare të jashtëzakonshme”, është shprehur sekretari i Përgjithshëm i OKB.