Sekretari i Qeverisë dënon 100 administrator, shumica shqiptarë

Sekretari i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski, ka dënuar mbi 100 administrator të qeverisë. Siç mëson TS dënimet kanë ardhur shkak i vonesës së notimit të administratorëve.

Marketing

“Na ka dënuar mbi 100 administrator, bile ka dënuar sekretareshën e një zv.ministri shqiptar, dënimi ka qenë shkaku se gjoja ne i kemi vonuar dorëzimin e notimit si administrator që bëhet çdo vit” thotë njëri nga të dënuarit i cili dëshironte të ngelej anonim.

Ndryshe në Maqedoni vazhdon të ketë krizë politike shkaku i Referendumit ku deputetët dy ditë radhazi debatojnë për ndryshimet kushtetuese, ku deputetët e VMRO-së nuk janë të gatshëm të marrin një hap të tillë ku me anë të bllokimit ata dëshirojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare./TS/