Sekretari shtetëror i SHBA-ve, Pompeo sot në RMV, takon krerët shtetëror

Sekretari shtetëror i SHBA-ve, Mike Pompeo sot arrin në Ohër ku do të ketë takim me kryetarin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Marketing

Në takimet në Ohër, siç njoftojnë për AIM nga Departamenti shtetëror, Pompeo edhe një herë do të theksoj se Marrëveshja e Ohrit është hap i guximshëm i liderëve të Maqedonia së Veriut dhe të Greqisë për stabilizimin dhe prosperitetin e rajonit dhe për anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia e Veriut është vend kandidat në NATO dhe merr pjesë në misionet e aleancës që moti”, tha përfaqësuesi zyrtar i Departamentit shtetëror, duke shtuar se këto ditë mbushen 25 vite të marrëdhënieve diplomatike mes Washingtonit dhe Shkupit.

Nga Departamenti shtetëror për AIM deklaruan se bisedat do të fokusohen edhe në siguri dhe në mundësinë e zhvillimit ekonomik të vendit. Një nga temat do të jetë edhe destabilizimi i Rusisë në rajon.

Pompeo, vizitën në rajon e nisi nga Vatikani, në Mal të Zi ndërsa pas Maqedonisë ai viziton edhe Greqinë.

Siguria në Ohër është ngritur në nivelin më të lartë ndërsa në qytet vërehet prania e zyrtarëve policorë.

Pompeo është sekretari i dytë shtetëror i SHBA-ve që e viziton Maqedoninë, pas Kolin Pauel në vitin 2001.

Marketing