Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, siguron leje ditore për të punuar pas orës 21:00, për organet e pushtetit shtetëror, shtabet e krizës, mediat, ndërmarrjet e shërbimeve të varrimit dhe furrat e bukës/byrektoret.
➡️Në përputhje me masat e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftojmë opinionin se Ministria e Shoqërisë Informtike dhe Administratës, obligohet të lëshon leje për lëvizje gjatë kohëzgjatjes së ndalesës së lëvizjeve.
Lejet lëshohen për të punësuarit e organeve të pushtetit shtetëror (ekzekutiv dhe gjyqësor) të cilët kanë nevojë për kujdestari, ndërsa nuk munden ta përshtasin sipas periudhës së ndalesës së lëvizjeve, si dhe për të punësuarit e organizatave shëndetësore (përfshirë edhe ato private) si dhe shtabet komunale të krizës.
1️⃣Organet e pushtetit shtetëror (ezekutiv dhe gjyqësor), të cilët kanë nevojë për kujdestari dhe shtabet komunale të krizës, duhet të dorëzojnë orare javore për të punësuarit të cilëve u nevojiten lejet e lëvizjeve, si dhe Tabelë me të dhënat e të punësuarve, siç janë: emri dhe mbiemri, NUAQ, numri celular, e-maili dhe arsyet për të cilat nevojitet marrja e lejes.
2️⃣Shtabet komunale të krizës, dorëzojnë të dhëna nëpërmjet Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjeve lokale (BNJVL), pranë Minisrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në adresën e e-mailit: [email protected]; [email protected]
Të dhënat, duhet t’i dorëzojnë çdo ditë të diel (ditën e diel), më së voni deri në ora 12:00, për javën e punës në vijim.
Fletëparaqitja dërgohet në MSHIA, në adresën e e-mailit: [email protected]; [email protected]
Formularin e tabelës e keni në web faqen e Ministrisë, http://mioa.gov.mk/?q=mk/node/2873
3️⃣Për të punësuarit e organizatave shëndetësore (duke i përfshirë edhe ato private), organizatat shëndetësore duhet të dorëzojnë të dhëna për të gjithë personat e punësuar, siç janë: emri dhe mbiemri, NUAQ (numri amë), numri celular dhe e-maili. Fletëparaqitja dërgohet në MSHIA, në adresën e e-mailit: [email protected]; [email protected]
Formularin e tabelës e keni në web faqen e Ministrisë, http://mioa.gov.mk/?q=mk/node/2873
4️⃣Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, obligohet të lëshon leje për lëvizje gjatë kohëzgjatjes së ndalesës së lëvizjeve edhe për të punësuarit mediatik dhe të puësuarit e tjerë në media, të cilët janë pjesë e ekipeve mobile të medias (fotografë, kameramanë dhe personel tjetër teknik), furrat e bukës/byrektoret dhe ndërmarrjet për shërbimet e varrimeve.
Për të punësuarit mediatik dhe të puësuarit e tjerë në media, të cilët janë pjesë e ekipeve mobile të medias (fotografë, kameramanë dhe personel tjetër teknik), nevojiten të dhënat siç janë:
– emri dhe mbiemri, NUAQ (numri amë), numri celular, e-maili dhe arsyet se pse kërkohet marrja e lejes.
Ky informacion nevojitet për secilën javë të punës, individualisht.
Formularin e Tabelës e keni në shtojcë të këtij Njoftimi dhe duhet të dërgohet në Ministrinë e Shoqërsë Informatike dhe Administratës, në e-mailin: [email protected]; [email protected] më së voni deri më sot (23.03.2020) deri në ora 17:00, për javën e punës në vijim (me përmbylljen e datës 29.03.2020-të).
Për javët e tjera të punës, duhet që informacionet të dërgohen çdo ditë të diel, më së voni deri në ora 12:00, për javën e punës në vijim.
Për të punësuarit mediatik dhe personat e tjerë në media të cilët kryejnë detyrat e punës në hapësirat e vetë medias gjatë periudhës së ndërrimit të natës (periudha ndërmjet orës 21:00 dhe 06:00 e ditës në vijim), punëdhënësi duhet ta njoftojë Inspektoratin shtetëror të punës dhe këtyre të punësuarve u jepet vërtetim në suaza të vet organizatës.
Lejet do t’u lëshohen të gjtha mediave të regjistruara në regjistrin e ASHMAA (Regjistri i mediave të shkruara / Regjistri i televizioneve / Regjistri i radiove), si dhe të gjitha mediave online të Regjistrit të Këshillit të etikës në mediat e Maqedonisë dhe Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë (Regjistri i mediave profesionale online)
5️⃣Për furrat e bukës/byrektoret nevojiten informacionet në vijim:
-Gjendja aktuale e personit juridik, jo më e vjetër se 6 muaj
-Fotografi e objektit ku kryhet aktiviteti,
-emri dhe mbiemri, NUAQ (numri amë), numri celular, e-maili dhe arsyet se pse kërkohet marrja e lejes.
Formularin e Tabelës e keni në web faqen e Ministrisë http://mioa.gov.mk/?q=mk/node/2873 dhe bashkë me dokumentet e skenuara të gjendjes aktuale dhe forografinë e objektit duhet të dërgohen në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në adresën e e-mailit: [email protected]; [email protected]
6️⃣Për personat juridik të shërbimeve të varrimit, nevojiten informacionet në vijim:
-emri dhe mbiemri, NUAQ (numri amë), numri celular, e-maili dhe arsyet se pse kërkohet marrja e lejes.
Ky informacion nevojitet për secilën javë të punës, individualisht.
Formularin e Tabelës e keni në shtojcën e këtij Njoftimi dhe duhet të dërgohet në Ministrinë e Shoqërsë Informatike dhe Administratës, në adresën e e-mailit: [email protected], më së voni deri sot më date (23.03.2020) deri në ora 17:00, për javën e punës në vijim (me përmbylljen e datës 29.03.2020-të).
Për javët e tjera të punës, duhet që informacionet të të dërgohen en çdo ditë pune më së voni deri në ora 12:00, për javën e punës në vijim.
➡️Të gjithë personat juridik të lartpërmendur, nevojitet që menjëherë ta njftojnë Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në raste të ndryshimeve të orareve javore, në adresën e e-mailit: [email protected].