Sekretarja shtetërore dhe katër punonjës në MPB në vetizolim

Pesë persona, mes të cilëve edhe sekretarja shtetërore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Magdalena Nestorovska, vendosen në vetizolim shtëpiak 14 ditor, ndërsa 62 personat e tjerë të anketuar kthehen në vendin e punës me respektimin e masave, pasi u përcaktua dje që dy punonjës në bufenë e ndërtesës së parë në rrethin e MPB-së janë pozitiv me koronavirus.

Marketing

Nga MPB-ja njoftojnë se gjatë ditës së djeshme nga ana e ekipit epidemiologjik nga Instituti i Shëndetit Publik, bazuar në listën e paraqitjes të të gjithë punonjësve që kishin kontakte me dy punonjësit, kryen studim epidemiologjik të 67 personave dhe gjithashtu bëri dezinfektimin e të gjitha hapësirave të punës në ndërtesë.

“Në raportin që kemi marrë sot nga ekipi epidemiologjik, përmes pyetësorit të anketës është përcaktuar niveli i rrezikut tek të anketuarit dhe në pesë persona është përcaktuar nivel i mesëm rreziku dhe në mesin e tyre është sekretarja shtetërore në MPB-së z.Magdalena Nestrovska. Pesë personat vendosen në vetizolim shtëpiak brenda 14 ditëve nga kontakti i fundit me një person pozitiv me Kovid-19, për 62 të anketuarit e mbetur që vlerësohen si me rrezik të ulët rekomandohet të bartin maskë respiratorë/maskë mbrojtëse përgjatë gjithë procesit të punës. Të njëjtit mund të kthehen në punë”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) u bën apel të gjithë punonjësve për përdorimin e duhur dhe të vazhdueshëm të pajisjeve mbrojtëse personale, duke mbajtur distancën e duhur, larjen e shpeshtë dhe dezinfektimin e duarve. Në zyrat ku janë të vendosur punonjësit, lokalet inspektohen vazhdimisht, ndërsa punonjësit detyrimisht bartin pajisje mbrojtëse personale derisa janë në vend pune.