Sektori i hotelerisë: Shpresa e vetme mysafirët vendas

Filip Çallovski nga Shkupi, një kuzhinier profesionist, gjatë krizës së shkaktuar nga virusi korona ishte në Ohër. Ai ka punuar në një hotel në qytet, por aktualisht është në pushim të detyruar, sepse kompania nuk ka punuar për dy muaj.

Marketing

Apel deri te pronarët e hoteleve, restoranteve, mbajini ekipet tuaja të kompletuara, sepse ekipi është gjithçka. Mos mendoni se do të gjeni staf menjëherë. Situata do të përfundojë, kufijtë do të hapen dhe stafi do të gjejë një nesrëme më të mirë, ata do të kërkojnë një atmosferë ku janë trajtuar më mirë dhe paguhen më mirë. Kjo është një situatë jashtëzakonisht e ndërlikuar – tha Filip Çalloski, kuzhinier.

Çalloski është vetëm një nga mijëra të punësuar në sektorin e hotelierisë në rajonin e Ohrit dhe Strugës. Pronarët tanimë po llogaritin dëmet nga mos funksionimi. Ata kanë frikë se situata në të cilën ndodhen mund të jetë edhe më e keqe, nëse dështon ky sezon turistik.

Edhe bizneset më të vogla në Strugë dhe Ohër janë në një situatë të ngjashme. Shumica punojnë me orar të shkurtuar të punës.

“Ne i hapim nga pak, nga një ore ose dy. Ne rregullojmë, i heqim mallrat e dimrit dhe nxjerrim ato të verës, që i kemi marrë. Nuk e di si do të tejkalohet kjo. Nuk e di si t’ia bëjmë nëse vazhdon kështu”, tha një pronar i një dyqani këpucësh në Ohër.

“100%. Ka dy muaj, nuk ka punë, askush nuk hyn. Falimentuam. Si do ta kapërceni këtë krizë? Ja kështu, këmbën mbi këmbë dhe ulur. Nuk ka njerëz. Populli nuk del, ka frikë”, u shpreh Ajredin Sulçe, këpucëtar.

Operatorët turistikë në rajonin e Ohrit dhe Strugës mbetën pa turistë të huaj që në fillim të pandemisë. Prenotimet janë anuluar pothuajse deri në fund të korrikut. Të vetmit që do të nxjerrin diçka nga sezoni, pak a shumë janë mysafirët vendas dhe ndoshta ndonjë vizitor nga vendet fqinje./Alsat-M