Sekuestrohen 4.5 milionë euro në portin e Durrësit

Policia e Portit në Durrës arriti të sekuestrojë një shumë të konsiderueshme parash, prej rreth 4.5 milionë eurosh.
Sekuestrimi i shumës së parave u bë në dy makina që mbërritën në port me tragetin e linjës Ankona-Durrës.

Marketing

Sasia e parave u gjet në makina tip Toyota, ndërsa kontrolli në mjet u bë pas një sinjalizimi paraprak të Europolit.
Raportohet se mjetet ishte nisur nga Belgjika dhe po transportoheshin me kamion për në Shqipëri nga subjekti Edi Lika, i cili është ndaluar nga policia.

Kamioni transportues i mjeteve me targë AA 120 SP dhe rimorkio me targë AFR 559, në pronësi të Likës është i licencuar për Auto Service në Tiranë dhe transport ndërkombëtar mjetesh për vete, të tretë dhe dhënie me qira.

Me kamion janë transportuar drejt Shqipërisë nga Belgjika 9 mjete, në 2 prej të cilave deri tani është gjetur sasia rekord e parave që kanë kaluar përmes transportit rrugor nëpër Evropë nga Belgjika në Itali, për të mberritur në rrugë detare në Durrës, ku dhe ku u sekuestruan.

Marketing