Sekuestrohen 6 mina me telekomandë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses një operacion të koduar “udhëtimi”, gjatë së shtunës, si pasojë e të cilit është goditur një tjetër rast përpjekjeje për tregtimin e minave me telekomandë.

Marketing

I arrestuar në flagrancë ka përfunduar 40-vjeçari nga Tirana, Eduard Sinanaj, i cili rezulton një person me precedentë penalë, i dënuar më herët edhe për “dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Ndalimi i tij është bërë në aksin rrugor Milot-Lezhë, në vendin e quajtur “Ishull Lezhë”, teksa udhëtonte me automjetin tip Peugeot, në bagazhin e të cilit u gjet një rrotë karroce ku ishin fshehur 6 mina me telekomandë, të sekuestruara tashmë në cilësinë e provës materiale nga policia.

Materialet proceduriale hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, ndërsa i arrestuari akuzohet për “trafikim të armëve dhe municioneve”.