Sekuestrohen 66 kg drogë në Mal të Zi, dy persona po e transportonin në këmbë

66 kilogramë drogë të llojit kanabis janë sekuestruar në zonën e fshatit Sukobin të Ulqinit nga Policia Kufitare e Malit të Zi.

Marketing

Policia malazeze thotë se kanë marrë informacion se dy persona ende të paidentifikuar kanë qenë duke transportuar në këmbë drogën që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

Gjatë operacionit, dy trafikantët kanë braktisur tre çantat e mbushura me kanabis dhe janë larguar për në Shqipëri nga një zonë e pyllëzuar.

Gjatë kontrollit në zonë, ekipet policore të Malit të zi kanë gjetur tre çanta brenda të cilave, ishin 119 pako kanabisi, me peshë rreth 66 kilogramë, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

Autoritetet malazaeze, kanë njoftuar menjëherë policinë e Shkodrës, të cilët kanë nisur menjëherë një operacion për kapjen e dy të dyshuarve.

Mendohet se dy të dyshuarit ende të paidentifikuar, sapo kanë hyrë në Shqipëri, kanë përdorur një automjet për t’u larguar.