Agjencia për Zbatimin e Gjuhës priti përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Sot në zyrat e Agjencisë u zhvillua takim mes përfaqësuesve të Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe përfaqësuesve të Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës.
Me këtë rast, përfaqësuesit e Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehën gatishmërinë të zbatojnë obligimet të cilat burojnë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, me ç’rast ata do të shërbejnë si model kryesor i udhëheqjes efektive të përmbarimit të vendimeve në shtet, duke kontribuar në sundimin e ligjit.
Meqenëse Agjencia për Zbatimin e Gjuhës ka për obligim ligjor përkrahjen dhe ofrimin e ndihmës për zbatimin e obligimeve që kanë institucionet nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, palët shtjelluan në detale të njëjtin ligj.
Agjencia për Zbatimin e Gjuhës qëndron në gatishmëri për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme Odës së Përmbaruesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ato, në mënyrë efektive, t’i zbatojnë obligimet e tyre që burojnë nga Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në të gjitha procedurat për të cilat Oda e Përmbaruesve është kompetente.