Sela akuzoi degën e Tetovës për HUMBJEN e tij

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në ClickPlus përballë gazetarit Fatmir Aliu sonte ka akuzuar degën e Tetovës të Aleancës për Shqiptarët për humbjen në zgjedhjet lokale, shkruan opinionshqip.live

Marketing

Sela gjatë këtij emisioni zbuloi se brenda degës së Tetovës dhe atij personalisht ka pasur përplasje, kurse kandidatit të ASH-së për Tetovën nuk ia përmendi as emrin!

ClickPlus: Ku gabuat z. Sela? Ishte kandidati, ishte…?”

“Në demokraci brenda për brenda partisë jam munduar që vazhdimisht ta promovojë këtë, mos të keni asnjë dilemë se në Tetovë, në kuvendin e degës së Tetovës është votuar ndërmjet dy kandidatëve, kuvendi i degës së Tetovës vendosi ndërmjet dy kandidatëve dhe u vendos për kandidatin në fjalë, por përsëri e them do të ngelet pjesa e analizës të cilën do të duhet ta bëjnë strukturat partiake pas zgjedhjeve.”

Marketing