Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, partner koalicioni i Ziadin Selës dhe Afrim Gashit me të cilët synon të marrë vota edhe nga shqiptarët, nuk e sheh të arsyeshme që edhe një “shkronjë” ta shkruaj në gjuhën shqipe.
Në postimin e tij në facebook nga ana e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në të cilin ai shpalli koalicionin me ALEANCËN PËR SHQIPTARËT dhe Alternativën, shihet qartë se ai nuk i bën “HESAP” Selën dhe Gashin.
Portalet në gjuhën shqipe, pa pagesë e kanë përkthyer statusin e lartëpërmendur, por deri më tani Mickoski nuk e ka parë të arsyeshme që të njëjtin ta postoj edhe në SHQIP.
“Marrëveshje për bashkëpunim të VMRO-DPMNE-së, Aleancës dhe Alternativës kundër korrupsionit dhe për një zhvillim të fortë të komunave.
Shkojmë në fitore!”
BURIMI: opinionshqip.live