Sela dhe Gashi në Prizren tek Kurti, flasin analistët

Koalicioni opozitar I Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, pasditën e djeshme vizituan Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin në Prizren, për t’u dhënë mbështetje në prag të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen me 14 shkurt në Kosovë.

Marketing

Vizitën e Ziadin Selës dhe Afrim Gashit në Prizren analisti politik Nedai Saoli për TetovaSot e komenton si përpjekje për të fituar famë politike duke u fotografuar me Kurtin, sepse siç thotë ai, Sela dhe Gashi janë humbës të zgjedhjeve në Maqedoni.

“Këta janë humbës dhe shkojnë te Albin Kurti për një foto për ta shitur injorancën në Maqedoni, pra e përdorin foton për famë, kaq e thjeshtë” ka deklaruar Nedai Saoli.

Ndërkaq, për analistin Sulejman Mehazi shkuarja e Zijadin Seles dhe Afrim Gashit në Prizren për të përkrahur LVV-në s’është gjë tjetër përveç larje e borxheve që ia kishin Albin Kurtit, i cili, gjatë dy zgjedhje të fundit, presidenciale e parlamentare të mbajtura në Maqedoninë Veriore kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i përkrahu hapur duke apeluar te popullata shqiptare e RMV-së që të votojnë koalicionin ASH-Alternativa.

“Do ishte e pandershme që Zijadini e Gashi të mos shkonin e të pèrkrahnin Albin Kurtin, derisa Albini gjatë zgjedhjeve presidenciale erdhi në Shkup për të përkrahur Blerim Rekën për president, po dhe gjatë zgjedhjeve parlamentare jo që erdhi në Shkup, po edhe me anë të videoincizimit nga Prishtina Kurti ftoi qytetarët shqiptarë që të votojnë koalicionin ASH-ALTERNATIVA. Shkuarja e Selës e Gashit në përkrahja të Kurtit në Prizren, normale se në të ardhmen do ju ndihmonte edhe Albini gjatë zgjedhjeve lokale të tetorit Selës e Gashit që do mbahen në vendin tonë të RMV-së. Me siguri dhe Kurti gjatë zgjedhjeve të ardhshme lokale do i pèrkrah e ndoshta do apelojë shqiptarët e RMV-së të votojnë ASH-AAA-në, por nuk do ndikonte shumë për shkak se mentaliteti i shumicës së qytetarëve shqiptarë në Maqedoninë Veriore anon nga pozita, pushteti, sesa nga opozita e partive shqiptare” ka deklaruar Mehazi.
Ndryshe zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 14 Shkurt ditën e diell, ku sipas sondazheve deri tani thonë se VV-ja e Albin Kurtit do të jetë fituese e zgjedhjeve./

Marketing