Sela dhe Gashi nesër nënshkruajnë zyrtarisht marrëveshjen për koalicionim

Pasi që janë dakorduar për koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, partitë politike AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë vendosur që edhe zyrtarisht ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim ndërpartiak.

Marketing

Ceremonia e nënshkrimit do të shoqërohet edhe me një konferencë për media, ku fjalë rasti do të kenë dy kryetarët e partive përkatëse, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela.
Pas nënshkrimit, dy kryetarët dhe drejtuesit e tjerë të partive do t’i takojnë qytetarët në Çarshinë e Shkupit.