SELA dhe MICKOSKI përsëri në një linjë: Bullgaria të njoh pakicën maqedonase

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për Televizionin 24 ka komentuar kontestin maqedono-bullgar dhe procesin e negociatave mes dy vendeve për të gjetur zgjidhje.

Marketing

Ai ka thënë se kjo sjellje e Bullgarisë nuk i përket një vendi që është anëtare e BE-së duke pasur parasyshë kërkesat e saja që i ka ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nëse merret marasysh çfarë kërkohet nga pala e Bullgarisë, mendojë se kjo nuk duhet të jetë sjellja e një vendi anëtare në BE, por në BE ka shumë anëtarë të cilët pengojnë që fqinjët e tyre të pranohen, të cilat janë tema nga fillimi i shekullit 20. Besoj në vetëvendosje të çdo qytetari në tokë, këtu nuk duhet të ketë dilema. Kur japim kësi deklarata, duhet të lejojmë edhe të tjerët të ndjehen ashtu siç ndjehen. Kjo do të ishte një fillim i mirë për fqinjësi të mirë, këto duhet të jenë pozicionet tona, kur fqinjësia e mirë është një nga prioritetet kryesore, mendoj se fqinjët duhet të pranohen mes vete, duhet fqinjët ti pranojnë minoritetet, kjo është e drejtë e secilit qytetarë”, deklaroi Sela.