Sela dhe Mickovski u bashkuan për të “shpëtuar” veten

Fjala ” regjim” çuditërisht u zhduk nga Sela dhe Taravari jo për të kursyer BDI-në dhe LSDM-në por për ta shpërlarë tashmë ortakun e tyre të VMRO-së.

Marketing

Ata e harruan të kaluarën , vitet më të rënda që nga pavarësia ,fyerjet ” shqiptari” idenë e mbjelljes së antishqiptarizimi në kokën e cdo votuesi të VMRO-së dhe jo vetëm.
Kur Sela nuk ishte me t’a, në çdo paraqitje publike përdorte fjalën regjim,regjim,regjim, aq sa kjo për disa parti u bë sinonim i shkatërrimit.
Por kjo tashmë u hoq nga fjalori i tij sepse kundërshtarët e tij ata të BDI-së por edhe kundërshtarët e VMRO-së ata të LSDM-së tashmë janë ndryshe. Ata po bëjnë fushatë evropiane, ,janë fitues, nuk kanë kujt ti japin llogari për humbje.Për dallim nga kjo Sela dhe Mickovski secilën natë torturohen nga ideja e disfatës.
Dhe aq më keq, një tjetër e rradhës ,hic më larg se ajo më 17 tetor , do ti dërgojë që të dy para një akti të kryer politik.
Sela dhe Mickovski ndodhen në ” anijen ” e vetmuar që lundron përmes dallgëve të stuhishme .Ata nuk janë timonierë të mirë për të shpëtuar në “Titanikun”politik dhe në këtë luftë për mijetesë ata bënë diçka ” madhështore”-u Bashkuan! Ata u bashkuan për të shpëtuar veten sepse në vjeshtën e rëndë politike , edhe një disfatë nuk do t’u jap mundësi mbijetese. Njëri do përfundojë në kryeqendër ndërsa tjetri në qytetin perlë të Srugës por në profesione tjera. Koment : TetovaSot