Sela dhe Taravari ia kthyen shpinën Amerikës dhe Evropës

Republika e Maqedonisë së Veriut, nga dita e sotme do të ketë Presidentin e ri, Stevo Pendarovskin, i cili njëherit do të jetë edhe Presidenti i parë konsensual i mbështetur edhe nga shqiptarët.

Marketing

Megjithatë, pavarësisht thirjeve direkte nga ShBA-të e BE-ja për të mbështetur kandidatin pro evropian, pro perëndimor që në këtë mënyrë ti jepet fund çdo dileme rreth orientimit politik të Maqedonisë së Veriut, fatkeqësisht opozita shqiptare nuk tregoi pjekuri politike për të vepruar mbi interesat partiake, por me veprimet e tyre, si, kandidatura e Blerim Rekës, fushata me retorikë nacionaliste, shfaqja e një folklorizëm të rrejshëm duke çorientuar shqiptarët, bojkotimi i zgjedhjeve në raundin e dytë, padyshim se dëshmojnë që partia opozitare, Aleanca për Shqiptarët, me në krye Zijadin Selën, sekretarin e saj Arben Taravarin si dhe me Remzi Mehmedin, shefin e shtabit zgjedhor, njëherit edhe nënkryetar i ASH-së, për interesa të ngushta i kanë kthyer shpinën edhe Amerikës dhe Bashkimit Europian.

Në këtë mënyrë, pa maturia politike e tyre, në një formë rrezikoi edhe procesin integrues të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Por, në bazë të rezultateve të raundit të dytë, shifet qartë se qytetarët shqiptarë, me pjesëmarrje masive në zgjedhje, me mbështetjen e kandidatit konsensual, i dhanë edhe goditjen e fundit politikave të opozitës, gjegjësisht, Aleancës për Shqiptarët me në krye Zijadin Selën.