I menjëhereshëm ka qenë reagimi i Kryetarit të ASH Ziadin Sela, pas informacioneve se Ministria e Drejtësisë eshte përgjigjur negativisht kërkesës së ish te burgosurve te rastit te Sopotit për dëmshpërblim. Me arsyetimin se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria e RM nuk ka mjete te mjaftueshme për tua kompensuar dëmshpërblimin.
“Treguat fytyrën tuaj të vërtetë. Jeni fundrrina shovene të së kaluarës me po të njëjtët mbetje nën shërbimin tuaj si dikur edhe tani. Bashkë i dënuat dhe ua montuat procesin politik, bashkë amnestuat veten tuaj nga përgjegjësia dhe faji për montimin, tani bashkë po ua jepni edhe dënimin e radhës akoma më të rëndë-përbuzjen e vuajtjeve mbi njëdekadëshe të tyre dhe të familjeve të tyre. Drejtësi për Sopotin, përgjegjësi për montuesit, dëmshpërblim për vuajtjet. Çka është e radhës pas Almirit dhe Sopotit?!”, ka shkruar kreu i ASH-së, Ziadin Sela në regaimin e tij llogarinë personale në rrejetin social Facebook, transmeton Zhurnal.