Sela e quajti gënjeshtar/ Reagon Taravari: Selën e njoh si ish-bashkëpuntor timin për 9 vite tani e njoh si bashkëpuntor i ngushtë i Thaçit dhe Ahmetit!

Mbrëmë në emisionin “Klan Debat” në Klan M, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në përgjigjen e tij ndaj statusit të Arben Taravarit në facebook, ai tha se Fronti Europian nuk ka gënjyer në asnjë moment sepse ka fituar një numër të konsiderueshëm votash më shumë se kundërshtarët dhe është koalicioni që e ka legjitimitetin e popullit.

Marketing

Ai mes tjerash tha se Taravarin e njeh si gënjeshtar.

Ndaj ksaj ka reaguar Taravari nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook.

“Selën e njoh si ish-bashkëpunëtor të ngushtë timin për 9 vjet në opozitë dhe aktualisht si bashkëpunëtor të ngushtë të Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit…” ka shkruar Taravari.