Kanë mbetur vetëm edhe disa ditë deri në formimin e qeverisë së re, LSDM-BESA-BDI dhe PDSh. Ka mbetur edhe ndarja e ministrive dhe caktimi i emrave të tyre. Opozita shqiptare do të përbëhet nga ASh-AAA, informon gjurme.info.
Ziadin Sela del të jetë humbësi më i madh i këtyre zgjedhjeve. Po të bëjmë një rezyme, Sela nga Ali Ahmeti ka humbur 6 beteja elektorale, duke mos fituar asnjëherë të vetme. Fakt interesant qendron edhe tek Bilall Kasami, i cili dy herë ka mposhtur Ziadin Selën në betejë elektorale. Në vitin 2016, Bilall Kasami doli të jetë lideri i dytë më i votuar në Maqedoni, menjëher pas Ali Ahmetit.
Pas mos bashkimit të opozitës, në zgjedhjet e fundit, BESA bëri koalicion me LSDM-në duke fituar 4 mandate të sigurta dhe duke u bërë pjesë e qeverisë së vendit përherë të parë që nga themelimi si subjekt politik.