Sela: Gjykata suspendoi përkatësinë etnike

Heqja e “Balancuesit” me domino efekt edhe ndaj mekanizmave të tjerë, sikurse badenterit, si dhe pengimin e majorizimit, vlerëson Zijadin Sela nga ASh-ja. Sipas tij, vendimi i gjykatës ishte etnik dhe jo i ekspertëve, duke goditur Marrëveshjen e Ohrit e që mund të shpie edhe në destabilizime politike, pasi preket jo vetëm identiteti i shqiptarëve, por edhe i vetë maqedonasve, nga të cilët pret reagim.

Marketing

Sela ftoi për ndërhyrje faktorin ndërkombëtar, por edhe unifikim të politikbërjes shqiptare, pasi mungojnë garancitë se Gjykata Kushtetuese s’do ta rrëzojë ligjin për përfaqësim të drejtë etnik.

“Ne na duhet unifikim. E vetmja formë për të bllokuar këto tendenca dashakeqe të cilat dikush i gatuan në kuzhina që nuk na duan të mirën. Jepu përgjigje, se a do mundesh të parandalosh suspendimin po njësoj të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, kur parimi i rrëzimit të “Balancuesit”, është rrëzimi i përkatësisë etnike?!”, – deklaroi Zijadin Sela nga ASh-ja.

Marketing