Sela: I mjerë je kryeministër Zaev

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela e cilësoi të mjerë kryeministrin Zaev, duke i kujtuar se jo të gjithë janë të njëjtë në raport me marrjen e përgjegjësisë në lidhje me tragjedinë në Tetovë, ku si pasojë e djegies së Kovid-Qendrës humbën jetën 14 person.

Marketing

“I mjerë je kryeministër, aq të ka verbuar pushteti saqë nuk le vlerë në emër të së cilës erdhe në pushtet, pa e shkelur. Por mos harro një gjë, jo të gjithë jemi njësoj. Vështirë e ke ta kuptosh pse-në e dorëheqjes sepse nuk e ke brenda vetes. E kjo është ndërgjegjja, morali dhe jo pushteti”, tha Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.