Kreu i Aleancës për Shqiptarët në takimin e sotëm me qytetarët e Gostivarit ku ka biseduar për ofertën e partisë së tij.
Në pyetjen e gazetarëve nëse në këtë ofertë përfshihet edhe Lëvizja Besa e Bilall Kasamit, Ziadin Sela tha se ai nuk ka të drejtën morale dhe as stature të flasë në emër të partive të tjera politike,
Oferta ime është e qartë, do të duhet vetëm të pranohet dhe ne nuk kemi kohë të shohim prapa, ne ecim para”, tha Sela.
Sela shtoi se më 12 prill partia e tij do të dalë fituese dhe se nuk kanë ndryshuar qëndrimin e tyre si parti.
“Aleanca për Shqiptarët nuk është mjet në dorën e kujtdoqoftë, por është mjet i shqiptarëve për ta arritur ndryshimin, fitoren, perspektivën, barazinë dhe dinjitetin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, tha mes tjerash Sela.
Sela i përgjigjet Kasamit nga Gostivari, skemi kohë të kthehemi pas, hecim para
Sela i përgjigjet Kasamit nga Gostivari, skemi kohë të kthehemi pas, hecim para Aleanca per Shqiptaret ne bashkebisedim me banoret e Gostivarit
Publiée par TV GLOBI sur Samedi 8 février 2020