Kreu i Aleancsë për Shqiptarët, Ziadin Sela njoftoi se grupi parlamentar i ASh-së në Kuvend do të dorëzojë Propozim Ligj për ndryshimin e Ligjit për Lojërat e Fatit, përcjell TV21. Sela tha propozimi parashikon që të gjitha lojërat e fatit të zhvendosen në hotele me pesë yje.
“Lojërat e fatit, kazino, bastore, të gjitha që janë lojëra të fatit, të vendosen vetëm në hotele me pesë yje. Sipas standardeve të cilat duhet t’i plotësojnë hotelet me pesë yje. Parashikojmë me ligjin që këto ndryshime të hyjnë në fuqi pas një viti që tu jepet kohë edhe punonjësve që ti spostojnë këto kazino dhe lojëra fati në hotele me pesë yje”, tha mes tjerash Sela, duk shtuar se në propozim ligj parashihet se të ardhurat të mblidhen në fond të posaçëm që do të kontribuonte për zhvillimin e sportit.