Sela: LEVICA nuk është anshtishqiptare por VMRO-ja dhe LSDM-ja

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është përgjigjur në pyetjen e gazetarit se a janë problematike nënshkrimet e Levicës. Sela u përgjigj duke thënë:

Marketing

“Nuk do të kisha dashur tani të flasë për ta, kjo është e gjitha një punë që po udhëhiqet nga PR-i i BDI-së. Hajde ta themi të vërtetën po flasim për një parti politike që tani është formuar dhe ka vetëm dy deputetë. Nëse dëshironi të flisni për parti anti-shqiptare atëherë përse nuk flasim për VMRO-në dhe LSDM-në. Levica nuk janë në gjendje as ta çojnë Maqedoninë përpara, as nuk janë në mundësi ta tërheqin ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës”, është shprehur Sela.

Levica doli haptazi dhe tha se janë kundër njohjes së Kosovës, anti-NATO dhe BE. Si duket kjo nuk i pengon Ziadin Selës sepse tani ka interes dhe është e rrugës që të mbështetet edhe te dy deputetët e Levicës për rrëzim të Qeverisë.

Marketing