Sela: Mësimi me prani fizike më i dëshiruari

Edhe pse MASH përgaditi tre skenarë për fillimin e vitit shkollor, më i dëshiruar është ai skenar i cili parashikon qe prej shtatorit mesimi të mbahet me prani fizike. Viti që lamë pas, mund të cilësohet si vit i vështirë theksoi Profesori Universitar Ylber Sela, sipas të cilit mësimi përmes platformave digjitale stafin dhe studentët i gjeti të papërgaditur, por u bë maksimumi që njohuritë të transmetohen tek studentët. Sipas tij, edhe pse në dispozicion ka edhe skenarë alternativ për fillimin e mësimit, mësimi me prani fizike është më i dëshiruari sidomos për studentët fillestar.

Marketing

“Mendoj që shtatori do të na gjejë me prezencë fizike, përparësi është që gjenerata e parë që do të vijë të jetë me prani fizike, të njohin Universitein, sallat, profesorët pjesën administrative, kjo e ka lezetin e vet. Shumë me rëndësi është gjenerata e parë të fillojë fizikisht e pastaj vitet e dyta, treta, katërta, njihen me stafin akademik dhe komunikimi shkon më lehtë.”, tha Ylber Sela, profesor universitar.
Sela: Stafi akademik të trajnohet për digjitalizimin

Përveç pasojave negative nga mësimi online pozitiv është fakti që mësimi online ka detyruar profesorët të përvetësojnë teknologjinë e avansuar dhe programet për mësim në distancë. Poashtu Mash duhet të organizojë trajnime për mënyrën e realizimit të digjitalizimit.

“Mash duhet të bëjë proekte që të trajnoj stafin akademik por edhe në shkolla të mesme që studentët kur të vinë në Universitet të kenë njohuri dhe dituri rreth digjitalizimit, sepse nuk mund ti ikim kësaj forme, shekulli 21 ka hyrë në formë të digjitalizimit , duhet ti përkushtojmë vëmendje më të madhe duhet të kemi proekte dhe të investojmë më shumë në këtë drejtim.”, tha Sela.

Kohë më parë MASH sqaroi se për cilin skenar do të përcaktohen, varet nga situata epidemiologjike. Përveç skenarit të parë te mësimit me prani fizike, skenari i dytë parasheh që mësimi nga klasa e pestë deri të nëntën të realizohet në distancë. Skenari i tretë, parasheh kthimin e të gjithë nxënësve në shkollë, por me grupe dhe rotacion të nxënësve.

Marketing