Sela: Mirënjohje për luftëtarët, lavdi për dëshmorët e UÇK-së

Me rastin e 19 vjetorit të shpalljes së Zonës së lirë në Komunën e Likovës nga UÇK, kryetari i ASH-së ka përkujtuar këtë datë duke shprehur mirënjohje për luftëtarët dhe lavdi për dëshmorët e UÇK-së.

Marketing

“Në këtë datë, 02.05.2001 u shpall zona e lirë në Komunën e Likovës. E thënë ndryshe është dita e çlirimit të zonës së Likovës. Sllupçani do të ngelë gjithmonë për të gjithë ne si vend i rezistencës , shpresës dhe përkujtimit të luftës së 2001.
Thonë se koha shëron plagë, por kjo thënie nuk është për familjet e të vrarëve. Gjithmonë do të përulemi para atyre që dhanë jetën për të drejtat dhe liritë tona. Mirënjohje për luftëtarët e UÇK-së dhe lavdi për dëshmorët! Nuk ka fuqi që do të mund ta ndalë drejtësinë! Nuk ka liri e paqe pa drejtësi në vend!”, ka theksuar Ziadin Sela.

Në këtë datë, 02.05.2001 u shpall zona e lirë në Komunën e Likovës. E thënë ndryshe është dita e çlirimit të zonës së…

Publiée par Ziadin Sela sur Samedi 2 mai 2020