Sela: NATO do të ketë kujdes me Maqedoninë, derisa Stoillkoviqi pro-rus është pjesë e Qeverisë

Në DailyClick në TV21, Ziadin Sela tha se brenda Qeverisë së re ka ministra si Ivan Stoillkoviq që janë pro politikave të Putinit dhe që nënqeshet me tragjedinë në Srebrenicë dhe shtoi se, lidhjet e Stollkoviqit janë ngushtë të lidhura me BIA-në serbe e me Putinin.

Marketing

“Qeveria brenda saj ka një ministër i cili hapurazi shpreh përkrahje për politikat e Putinit, siç është Stoillkoiqi i cili hapurazi nënqeshet me tragjeditë që i kanë ndodhur popujve, rasti i gjenocidit të Srebrenicës me të cilën ai u nënqesh”, tha Sela.