Sela në takim me përfaqësuesen e lartë gjermane, Schütz

Sot në hapësirat e Aleancës për Shqiptarët, kryetari Ziadin Sela mirëpriti në takim drejtoreshën për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet anëtare të Shoqatës Evropiane për Treg të Lirë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, znj. Susanne Schutz.Në takim u bisedua për situatën politke në vend, zgjedhjet e 12 prillit dhe qëndrimet e Aleancës për Shqiptarët në krijimin e politkave të qëndrueshme që sigurojnë stabilitet dhe siguri në vend.Në këtë aspekt kryetari Sela, i shpjegoi të gjitha përpjekjet dhe momentet kyçe për të cilat Aleanca për Shqiptarët dha shtysën kryesore që të arriheshin ndryshimet e nevojshme për hir të interesave të përgjithshme siç janë ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimi i emrit të shtetit.Kryetari Sela gjithashtu theks të veçantë i dha edhe nevojës për reforma në sistemin gjyqësor, shëndetësi, arsim dhe të gjitha reformave tjera të nevojshme për krijimin e një shtet stabil dhe të sigurt,për të cilat Aleanca për Shqiptarët në programin e saj parasheh hapat konkret për arritjen e këtyre qëllimeve.

Marketing