Sela: Njoftimi nëpërmjet rrjeteve sociale është akt qyqar

Si kryetar i kuvendit qëndror të Aleancës për Shqiptarët deri në këtë moment nuk jam i informuar për asnjë ofertë për koalicion me ndonjë parti tjetër politike. Nga takimet që kam zhvilluar se fundmi me kryetarët e degëve dhe strukturat e tjera partiake, poashtu jam informuar se askush prej tyre nuk është në dijeni për ndonjë ofertë me shkrim në bazë të çkahit duhet të vendoset. Individi, në këtë rast kryetari i partisë nuk është organ vendimarrës, ka të drejtë të propozojë në organ që ka të drejtë vendimmarrjeje, e kjo është Kryesia e Partisë, që për momentin e ka një vendim e ky është që Aleanca për Shqiptarët garon e vetme në zgjedhje. Organ tjetër vendimarrës është Kuvendi i Partisë. Tendencat e kontrabandimit të Partisë për llogari të nuk e di kujt nëpërmjet një statusi në “facebook“ është shkelje e rëndë e Stautit të Partisë për të cilën Kryetari i Partisë duhet të mbajë llogari përpara organeve të partisë. Përpjekjet për ta sqaru qëndrimin e shprehur nëpërmjet rrjeteve sociale kryetari i partisë si vendim personal është akt qyqar që demton rëndë linjat ideologjike të Aleancës për Shqiptarët.

Marketing