Më në fund doli nga heshtja lideri i opozitës shqiptare të Maqedonisë Ziadin Sela.Dhe i pari që takoi nuk ishte struktura e tij për të pyetur si kaloi në zgjedhje dhe përse dështoi kaq shumë, por shkoi u takua me liderin e opozitës maqedonase Mickovski shkruan TetovaSot.
Por ajo që është më e pakapshme ka të bëjë me faktin se ai foli për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe tha se Qeveria e ka humbur tashmë këtë legitimitet , pa shpjeguar se ai vetë e ka të humbur atë.
Me takimin që pati me Mickovskin për një bashkëpunim të mëtejshëm me të, kreu i Aleancës vërtetoi se nuk ka ndërmend të dorëhiqet nga posti pas edhe një humbjeje tjetër , kësaj rradhe tepër të thellë.
Ai shpreson që një ditë të bëhet pjesë e qeverisë njëjtë si në 2017 , por kësaj rradhe me pasardhësit e Gruevskit.
VMRO në anën tjetër tashmë pas kaq kërkimeve të mëdha e ka gjetur më në fund një partner shqiptarë që nuk ka legjitimitet te shqiptarët dhe po arrin qëllimet dhe agjendat e tyre maqedonase .Ka kohë që Mickovski po sillet rreth krijimit të një shumice të re Parlamentare por ai akoma nuk po i gjen numrat dhe këtë tenton ta arrijë përmes tellallëve të tij të ASH-së që duan të tregohen kinse shpëtimtarët e Bilall kasamit në rrethin e dytë me qëllim që ta fusin në kurthin e një koalicioni me ta kur vetë ata e flakën tej me krijimin e koalicionit me Alternativën percjelle TetovaSot .
Sela përsëri akuzoi për vjedhje votash për të arsyetuar qëndrimin e tij në kreun e partisë por ai harroi se po të vidhte qeveria votat nuk do dilte VMRO fituese në rrethin e parë.
“Edhe përkundër manipulimeve, presioneve, blerjes së votave dhe keqpërdorimeve të shumta, qytetarët dëshmuan se janë kundër Qeverisë dhe pushteti aktual tanimë nuk ka legjitimitet për të udhëhequr vendin as në nivel lokal dhe as në atë qendror ” u tha në komunikatën e ASH-së pas takimin mes Mickovskit dhe Selës.