Sela si Menduhi dikur,kërcënon mediat

BDI është partia e vetme shqiptare që ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e mediave dhe shprehjes së lirë .Për shumë kohë si parti ka qenë cak i shumë sulmeve nga më të ulëtat e mundshme ,fyerjeve të shumta ,por kurrë nuk është marrë me mediat .Të paktën gazetaria ka qenë shumë më e lirë .

Marketing

Aleanca për Shqiptarët në vend që ta vazhdojë ta përforcojë mendimin e lirë ajo po bën të kundërtën,madje si opozitë.Bën njëjtë siç bënte PDSH dikur por që rezultoi të ishte shumë fatale sepse kush merret me mediat bie vetë në grackë e humbjes.Rasti më i ri ka të bëjë me TV 21 M .Aleanca po shfaq shenja nervozizmi pak para fushatës .

Më saktë ata duken se janë në njëfarë paranoje dhe në vend se të përfitojnë elektoratin ,ata merren ne mediat.

Atyre kanë filluar t’u shfaqen armiqtë fiktivë.Ta ketë turbulluar kaq shumë ideja e një kryeministri shqiptar mbase edhe mundet sepse ata e kundërshtuan një ide të tillë duke sulmuar BDI në.Aleanca ka filluar të bëjë “luftë” me mullinjtë e erës.

E ka kuptuar se “uji politik ” i ka dalë nga shtrati.Njerëzit po i ikin,po e braktisin para zgjedhjeve njëjtë siç bëri Sela me PDSH në kur e braktisi në fushatë.Tani ka filluar të shënjestrojë mediat pa e ditur se të kapesh me to e ke të humbur betejën.Si t’i besohet liria e shprehjes një partie që akoma pa ardhë në pushtet merret me mediat e lira ?!

Pse ASH nuk merret me mediat që ajo i kontrollon dhe a po përbën një kërcënim për fjalën e lirë nga ky subjekt kur ata një ditë mund të vijnë në pushtet?! . TetovaSot