Sela takoi drejtorin e Shëndetësisë elektronike “Termini im”

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, në kuadër të aktiviteteve të rregullta të punës, sot realizoi takim me Refik Mustafin , drejtor në Drejtorinë e Shëndetit Elektronik –Shkup , që është organ i administratës shtetërore në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë takimit, drejtori Sela me bashkëbiseduesin e tij shkëmbyen mendime rreth nivelit të deritashëm të realizimit të obligimeve që dalin nga dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës.
Drejtori Mustafi e njoftoi drejtorin Sela mbi sfidat dhe pengesat e zbatimit të këtij ligji në drejtorinë që ai drejton duke marrë parasysh edhe kohën e shkurtër që nga emërimi i tij si drejtor, por shtoi se do të angazhohet që në bashkëpunim me Agjencinë, t’i tejkalojnë problemet që mund të shfaqen gjatë procesit të punës.
Palët u pajtuan se është i nevojshëm bashkëpunim mes dy institucioneve me qëllimrealizimin e obligimeve. Në anën tjetër, AZGJ-ja, me kapacitetet e saj, mbetet e hapur për bashkëpunim dhe mbështetje të kësaj drejtorie për të gjitha çështjet që burojnë nga zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës.

Marketing