Sela takon ambasadorin hungarez Llasllo Duks

Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët, kryetari Sela priti në takim zyrtar ambasadorin hungarez Llasllo Duks. Takimi në fjalë temë diskutimi kishte zgjedhjet e parakohshme si dhe situatën e përgjithshme politike në vend.
Në këtë drejtim kryetari Sela theksoi se zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit po vijnë si pasojë e nevojës për politika të reja në vend, dhe reforma që do të siguronin stabilitet dhe siguri në vend. Veç tjerash ai shtoi se 12 prilli duhet të dëshmojë demokracinë e vendit nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Theks të veçantë kryetari Sela i dha nevojës për reforma në gjyqësor, arsim, infrastrukturë, barazisë në administratë, barazisë ekonomike, lirinë e mediave dhe arritjen e plotë e shtetit të së drejtës; në mënyrë që shteti të bëhet sa më tërheqës për vetë popullin me qëllim që të parandalohet edhe migrimi i të rinjve.
Kryetari Sela falënderoi ambasadorin hungarez Llasllo Duks për gjithë mbështetjen që Hungaria ka dhënë për Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj për anëtarësim në NATO dhe BE.

Marketing
Marketing