Sela: Të gjitha institucionet publike kanë për detyrë të zbatojnë ligjin për gjuhët

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve Ylber Sela vlerëson se nuk duhet të ketë huti nëse duhet të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve në sistemin gjyqësor. Duke folur për detyrimet juridike Ylber Sela shton se të gjitha institucionet publike e kanë për detyrë të zbatojnë ligjin për gjuhët.

Marketing

“Lıgji është shumë i qartë dhe normalisht se edhe gjykatat duhet të flasin dhe shkruajnë në gjuhën shqipe ndërsa e di se zbatimi i këtij ligji nëpër gjykata normalisht se kërkon punë sepse shtohen implikimet financiare, burimet njerëzore dhe normalisht se duhet vullnet politik nga ana e punonjësve të cilët i udhëheqin institucionet dhe ata që janë pjesë e institucioneve”, tha Ylber Sela, drejtor i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve.

Sela në intervistën e javës në TVM2 sqaron se konkluzat të cilat duhet ti publikojë në fund të vitit Komisioni i Venecias, kanë të bëjnë kryesisht me zbatimin e dy gjuhësisë në kartmonedha dhe uniformën e ushtrisë.

“Nëse mendimi i komisionit të Venecias vjen për banknotat dhe për uniformat në ushtri se duhet të jenë vetëm në gjuhën maqedonase, duhet të jetë ashtu, dhe të shihet në të ardhmen, nëse thuhet se që banknotat dhe uniformat në ushtri të cilat unë mendoj personalisht që duhen të jenë edhe në gjuhën shqipe, por nëse thojnë se duhen të jenë kështu ligji do të duhet të zbatohet”, tha Sela

Sela është i prerë në mendimin se zbatimi i sukseshëm i ligjit për gjuhët në terren do të jetë e mundur vetëm nëse ka vullnet më të madh politik, angazhim dhe përkushtim nga të gjithë.

“Secili duhet ti bëjë detyrat ashtu siç i përcakton ligji. Qeveria e ka për detyrë të bëj vetëdijësimin sa i përket ligjit edhe tek institucionet edhe tek qytetarët dhe Qeveria vonon në këtë drejtim. Ne po shohim se disa institucione ende nuk i kanë ndryshuar tabelat, …këtu e kemi gjykatën Kushtetuese që e nuk e ka tabelën jo vetëm në gjuhën shqipe por edhe emrin e ka ende Republika e Maqedonisë dhe se ka bërë Republika e Maqedonisë së Veriut”, tha Sela.

Sela thekson nevojën imediate për themelimin e sa më parë të Inspektoriatit për Zbatimin e ligjit të gjuhëve i cili do të duhet të bëjë inspektimin e implementimit të ligjit në teren.

Marketing