Sela-Vila: Shembullin e Agjencisë së Investimeve të Huaja ta ndjekin edhe institucionet tjera

Përfaqësues të Agjencisë së Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit (AIHPE) realizuan një takim informues me Agjencinë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ).

Marketing

Me këtë rast, Arben Vila, drejtor i AIHPE-së, informoi rreth aktiviteteve që kjo agjenci i ka ndërmarrë për të përmbyllur fazën e parë të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, që përfshin ndryshimin e vulave, logove, uebfaqes dhe tabelave.

Ai bëri të ditur se agjencia që e drejton tashmë ka filluar me zbatimin edhe të fazës së dytë të zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve, që do të thotë se të gjitha aktet dhe dokumentet që dalin nga kjo agjenci përpilohen në dy gjuhë.

Nga ana tjetër, drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, shprehi mirënjohjen personale dhe të agjencisë në lidhje me ecurinë e zbatimit të Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve nga Agjencia e Investimeve të Huaja dhe Promovimit të Eksportit, duke theksuar se shembullin e kësaj agjencie duhet ta ndjekin edhe institucionet e tjera.

Marketing