Sela: Zgjedhja e Bajdenit për president të SHBA-ve është shpresë

Pas shpalljes së rezultateve zyrtare në zgjedhjet në Amerikë dhe fitores së Joe Biden, ka reaguar kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.

Marketing

Nëpërmes një statusi në “Facebook”, Sela ka thënë se fitorja e Biden nuk është vetëm lajm i mirë por është shpresë për Amerikën dhe miqtë e saj.

Sela më tej ka thënë se si shqiptar jemi me fat që kemi krijuar një histori bashkëpiunimi me popullin amerikan, dhe sot ndajmë të njejtin gëzim për zgjedhjen e Presidentit të ri amerikan!

Postimi i plotë i Zijadin Selës:

E arsyeshme e gjithë vemendja në zgjedhjen e Presidentit të SHBA- sepse nga aty buron demokracia dhe paqja!

Zgjedhja e Joe Biden për President është jo vetëm lajm i mirë por është shpresë për Amerikën dhe miqtë e saj, për sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe për paqën kudo!
Ne si shqiptar jemi me fat që kemi krijuar një histori bashkëpiunimi me popullin amerikan, dhe sot ndajmë të njejtin gëzim për zgjedhjen e Presidentit të ri amerikan!
Demokracia liberale do të ketë impakt edhe më të madh kudo në botë me zgjedhjen e Presidentit Joe Biden!
Gëzuar popullit Amerikan dhe miqëve të Amerikës!
Zoti e bekoftë Amerikën!