Nga sot deri më 11 shkurt, të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë për të përfituar mjete financiare nga IPARD 2 Programa do të mund të paraqesin kërkesat për realizim të investimeve nëpëmjet masës 3 “Investime në mjetet materiale për përpunim dhe marketing të produkteve bujqësore dhe të peshkut”.
⏺️Me këtë thirrje publike u mundësohet kompanive dhe kooperativave bujqësore të investojnë në hapjen e objekteve të përpunimit dhe pajisjeve, prej çka 50% e investimit do tu kofinansohet, gjegjësisht mjetet financiare për kërkesë individuale jepen si mbështetje financiare të pakthyeshme.
⏺️Në dispozicion për këtë thirrje publike janë 13.3 milion €.
⏺️Kjo masë ka të bëjë me investime në kapacitetet përpunuese për: qumështin dhe produktet e qumështit, mishin dhe produktet e mishit, përfshirë vezët dhe shpendët, frutat dhe perimet, drithërat, produktet grimcuese dhe niseshtet, produktet bimore dhe yndyrnat nga kafshët, verë dhe uthull.
⏺️Formularët e nevojshëm nga “Kërkesa për shfrytëzim të mjeteve nga programi IPARD 2014-2020” si dhe “Udhëzime për shfrytëzuesit e mjeteve nga Programi IPARD 2014-2020” që përmbajnë të gjitha informacionet mbi kriteret, kushtet për pranim të projekteve dhe kushtet e financimit si dhe informacione të tjera të nevojshme për të përgatitur një kërkesë për përdorimin e mjeteve nga Programit IPARD 2014-2020, Udhëzimet për zhvillimin e planit të biznesit dhe informacione të tjera të dobishme elektronike mund të shkarkohen në web faqen e internetit të Agjencisë: www.ipardpa.gov.mk.
⏺️Qeveria, Ministria dhe Agjencia vazhdojmë të zhvillojmë dhe përmirësojmë kapacitetet përpunuese në agrosektorin.