Zv/drejtori i DAP-it Abdulselam Selami njofton se për muajin dhjetor të vitit 2020 ndihmë finansiare nga shteti në shumë prej 961.709.366 denarë kanë marrë 13.160 punëdhënës, për pagesë të rrogave për gjithsej 60,974 të punësuar. Nga ata nuk kanë paguar rrogë 306 për 992 të punësuar në shumë prej 16.305.020 denarë.
Për këta punëdhënës janë dorëzuar vërejtje për mos pagesë të rrogave dhe pas kalimit të afatit, nëse ende nuk e kanë paguar rrogën do të vijojë zbatimi i procedurës për pagesë të dhunshme të rrogës, me bllokim të mjeteve në llogarritë e tyre dhe transmetim të mjeteve në llogaritë e personave të punësuar dhe në llogaritë paguese të të hyrave.
Këta punëdhënës janë nga veprimtaritë:



Sipas regjioneve numri më i madh i kompanive që nuk kanë paguar rroga janë nga Shkupi 92 kompani, Tetovë 63 dhe Gostivar 16.