Selami: Bashkëpunimi me institutin për Metrologji të Bosnjës bëhet realitet

Në Sarajevë – Në Institutin e Metrologjisë së Bosnjës dhe Hercegovinës, me drejtoreshën znj.Milica Ristoviç Krstiç, sot nënshkruam Memorandumin për bashkëpunim të dy institucioneve për periudhën e ardhshme pesë vjeçare.🇲🇰🇧🇦🤝

Marketing

Fushat specifike të bashkëpunimit përfshijnë, por nuk kufizohen në fusha me interes të përbashkët, siç janë.

– Zbatimi i punës së përbashkët kërkimore dhe pjesëmarrja e përbashkët në programet evropiane për kërkim dhe zhvillim,

– Identifikimi i temave specifike për bashkëpunim në metrologji (masa, vëllimi, rrjedha, dendësia, gjatësia dhe këndi, presioni, frekuenca e ulët AC/DC, temperatura, lagështia relative, koha dhe frekuenca, akustika, cilësia e naftës dhe derivateve të naftës, materialet referuese ),

– Shkëmbimi i informacionit dhe përvojave në lidhje me harmonizimin dhe zbatimin e rregulloreve teknike që lidhen me acquis evropiane dhe legjislacionin kombëtar të të dy vendeve,

– Kryerja e matjeve krahasuese dypalëshe me etanole referente,

– Kalibrimi i pajisjeve dhe etaloneve referuese,

– Mbajtja e seminareve dhe kurseve të trajnimit ndërmjet laboratorëve,

– Shkëmbim informacioni dhe asistencë teknike për testimin e cilësisë së karburantit,

– Shkëmbim informacioni dhe asistencë teknike për verifikimin e instrumenteve matëse,

– Vizitat e kolegëve të Sistemeve të Menaxhimit të Cilësisë,

Bashkëpunimi do të jetë i mundur edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

Aktivitetet e bashkëpunimit do të vendosen sipas programit të marrëveshur më parë.

Drejtoreshës Krstiç ju falenderova për mikëpritjen dhe kontributin e saj dhe Institutit të Metrologjisë së BH-së, që bashkëpunimi me Byronë për Metrologji të RMV nga sot të bëhet realitet.