Selami-Bunjaku: Sigurojmë trajtim dhe të drejta të barabarta për të gjithë

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami ka miërpritur në takim drejtorin e Inspektoratit Shtetëror për Inspektim teknik, Ekrem Bunjaku ku në fokus të takimit ishin të hyrat të pagesave të koncesionerëve në Inspektoratin Shtetëror për Inspektim Teknik, shkruan Aktuale.mk.
Selami dhe Bunjaku potencuan se komunikimi me Institucionet përkatëse është më se e nevojshme në parandalimin e çdo lloj rreziku që do të shkaktonte dëm për shëndetin dhe jetën e qytetarëve, ndërsa u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin për të siguruar trajtim të drejte dhe komfor ligjeve dhe drejtave të barabarta për të gjithë.

Marketing

Ja postimi i plotë i Abdulselam Selamit:

Sot në zyrat e DAP, mirëprita mikun tim, Ekrem Bunjaku – Drejtor e Inspektoratit Shtetëror për Inspektim teknik. Në këtë situatë në të cilën gjendemi me Pandeminë, komunikimi me Institucionet përkatëse është më se e nevojshme në parandalimin e çdo lloj rreziku që do të shkaktonte dëm për shëndetin dhe jetën e qytetarëve. Gjithashtu me drejtorin biseduam edhe rreth të hyrave të pagesave të koncesionerëve në Inspektoratin Shtetëror për Inspektim Teknik. Vazhdojmë komunikimin dhe bashkëpunimin tonë të sinqertë, për të siguruar trajtim të drejte dhe komfor ligjeve dhe drejtave të barabarta për të gjithë.