Selami: DAP do të jetë hallkë e fuqishme e luftës kundër krimit, korrupcionit dhe ekonomisë gri!

Zv/ drejtori i DAP-it Abdulselam Selami sot në hapësirat e këtij institucioni, bashkë me drejtoreshën Sanja Lukarevska mirëpritën Zv/kryeministrin për luftë kundër krimit, zhvillim të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore, Ljupcho Nikolovski , me të cilin hapën shumë tema diskutimi, duke u nisur nga sistemi për evaulimin e rrezikut, për përcjelljen elektronike të sistemit për lojërat e fatit dhe mënyra e kontrollit të tyre, temat që kanë të bëjnë me problemet me të cilat ballafaqohen kreyeshefat e Drejtorive të DAP, si dhe me theks të veçantë për rolin e Inspektoratit të përgjithshëm tatimor, në mënyrën e zbulimit në proçesin e krijimit të korrupcionit dhe evazionit fiskal.

Marketing

‘Vazhdojmë këtë luftë të përbashkët institucionale, që të mundësojmë të drejta të barabarta për të gjithë dhe të fitojmë luftën e veprimeve kundërligjore- thotë Selami.

Marketing