Selami: Edhe në 2021 vazhdon mbështetja për qytetarët dhe sektorin privat !

Zv/ drejtori i DAP-it , Abdulselam Selami vlerëson se viti i ri 2021 do të jetë i vështirë edhe në spaketin ekonomik , por se duhet vazhduar me mbëdhtetje dhe lehtësime për qytetarët dhe sidomos për sektorin privat. Selami, në emisionin “Ritmi i ditës” të TVM 2, foli edhe për temat aktuale ekonomike në vend, me theks të veçantë për masat e antikrizës të cilat zbatohen nga Drejtoria për të ardhurat publike,të dhënat e aplikimeve të punëdhënësve për mbështetje financiare për pagesë të rrogave, mbështetja për personat fizik, masat dhe lehtësimet në gastronomi dhe shërbimet hotelierike, si dhe për zejtarët.

Marketing

Gjithashtu u bisedua edhe për keqpërdorimet nga ana e punëdhënësve që kanë marrë mbështetje financiare dhe masat të cilat i ka  ndërmarrë ky institucion.

ZV/ drejtori Selami , tha se si Qeveri duhet vazhduar  me masat për mbështetje financiare në të gjitha sferat ashtu siç u veprua edhe në periudhën e kaluar, me qëllim siç tha , të ruhen kompanitë nga falimentimi dhe gjithashtu ti ruajmë edhe vendet e punës.