Para banorëve të fshatit Kolicani i Epërm, kryetari i komunës së Studenicanit, Azem Sadiki dhe Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami,sot promovuan fillimin e punimeve për rrugen Kolicani i eperm – Uji i Kuq në gjatësi prej 3km. Projekti kap vlerën prej 15 milion denarë, mjete të siguruara nga Agjensioni për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural.
Para banorëve, Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, Abdulselam Selami falenderoi kryetarin e komunës që prej 3 projekteve të mëdha në Karshiakë të finacuar nga Agjencioni për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural ndër ta është edhe investimi për rrugën Koliçan I Epërm-Uji I Kuq , rrugë që është me shumë banorë ,duke e ditur se sa vlen. ‘Nëpërmjet kësaj rruge zhvillohet edhe turizmi ,ne kemi një pike të mirë strategjike , është afër Shkupit, besoj se do dalim bashkarisht në teren, ku siç shifet projekti deri para Ujit të Kuq, me kryetarin e komunës deri kah fundi I vitit të kemi një konkurs të ri ,dhe fazën e dytë ta vazhdojmë prej Ujit të Kuq deri në fshatin Kitkë.Këtë rrugë edhe si I vogël kam dëgjuar që është bërë para 50 viteve, që e kan dëmtuar kamionët’-tha Selami.
Ai shtoi se kjo rrugë kthen jetesën prej qytetit në fshat , duke e ditur që prej 20 minuta nga Shkupi deri në Koliçan e kemi, dhe nuk është problem që nesër të kthehemi dhe të jetojmë këtu.Besoj se brenda fshatit do bëjmë edhe punë të tjera , bashkë me kryetarin e komunës , dhe qëllimi i vetëm është që të kthehet jetesa në fshat dhe ti ruajmë vendet tona prej nga vijmë.
Kryetari i komunës se Studenicanit Azem Sadiki, tha se me projektet e tilla, në lehtësimin e jetës së qytetarëve, komuna do të vazhdojë edhe më tej.P
Prezent në takim ishte edhe zv/drejtori i burgut të Idrizovës, Femi Jonuzi.